Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Fatos Hoxha fajëson Bashën: Fitorja s’të vjen në prehër. Majkëll Xhordan nuk priste që koshat t’ia bënte kundërshtari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ia ka faturuar humbjen Lulzim Bashës dhe këshilltarëve të tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxha thekson se në botë nuk ekziston asnjë strategji politike që pret fitoren t’i bjerë në prehër, me arsyetimin se kundërshtari po konsumon shumë mandate.

Në mesazhin e tij, ish-deputeti demokrat lë të kuptojë se edhe mandati i fituar nga Basha si kryetar Bashkie në vitin 2011, ka qenë një “dhuratë” e ish kreut të KQZ-së, Arben Ristani.

“Për të gjithë ata, që habiten se si PS mundi të marre mandatin e tretë dhe fajësojnë shqiptaret për këtë, është mirë të themi dhe të pranojmë dy të vërteta të thjeshta:

1. Në botë nuk ekziston asnjë strategji politike që pret fitoren ti bjerë në prehër, me arsyetimin se kundërshtari po konsumon shumë mandate.

Siç thoshte Majkëll Xhordan:” po punove fort ia del, ska rrugë të shkurtëra në jete”.

Majkëll Xhordan ishte lider,

Ai fitonte, nuk priste që koshat t’ia bënte kundërshtari.

2. Strategjinë e gabuar politike PD e zgjodhi kur kishte përballe një kryeministër që treshin politik e kishte për zemër”, thekson Hoxha.

 “Edi Rama e mbajti lehtësisht Bashkinë e Tiranës për tre mandate ( mezi ia hoqi Arben Ristani).

Se përse do ta trembë treshi kryeministror, vetëm ” këshilltarët mizerabël” të Lulit mund ta dinë!?”, shprehet Hoxha.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img