Hapësire reklamuese

Politikë

Fatmir Xhafaj vlerëson operacionin në Shkodër, nuk harron prokurorët: Shpresoj të tjera rezultate…

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka vlerësuar operacionin “Forca e Ligjit” në Shkodër, që goditi bazën e një grupi të kokainës.

Xhafaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter përgëzoi punën e oficerëve të hetimit, dhe drejtuesve të policisë të Shkodrës.

Sakaq, nuk ka harruar të përshëndesë dhe punën e prokurorëve: “Vlerësimet më të mira punës së prokurorëve Shkodër. Shpresojmë të tjera rezultate pozitive falë këtij bashkëpunimi shumë të mirë!”- shkruan Xhafaj.

Reagimi i plotë i ministrit të Brendshëm:

Përgëzime për përkushtimin dhe profesionalizmin drejtuesve Drejtorisë Shkodër dhe oficerëve të hetimit që u përfshinë në hetimin e këtij grupi kriminal. Vlerësimet më të mira punës së prokurorëve Shkodër. Shpresojmë të tjera rezultate pozitive falë këtij bashkëpunimi shumë të mire. “Një tjetër sukses i Operacionit #ForcaELigjit, i dyti në pak muaj, në Shkodër. Muaj intensivë pune hetimore dhe operacionale, me metoda bashkëkohore, nga strukturat hetimore Shkodër dhe Forcat Operacionale në qendër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu