Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

‘Fatmir Xhafaj do lihet jashtë për 2 vota’, Murrizi e thotë hapur: Do të ketë sherre gjatë numërimit, javën e fundit do shihni…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë ‘Lëvizja Demokratike Shqiptare’ ( PLDSH), Myslim Murrizi ka folur për shitblerjen e votës, ku tha se i ka rrënjët në parlament.

Murrizi u shpreh i bindur se kandidatët do të qëndrojnë si skiftera siç i quajti ndryshe ai, për të ruajtur votat pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij Fatmir Xhafaj do të ngelet jashtë parlamentit për dy vota, ndërsa Luljeta Bozo do të futet në parlament për hatër të herësit.

“Shitblerja e votës i ka rrënjët në Parlament. Kodi i ri zgjedhjor është më i ashpër se ai që kemi pasur në në 30 vite. Krimi  zgjedhor i përket SPAK-ut. Çdo subjekt politik ka të drejt të numërojë kutitë e votimit. Java e fundit duhet të jetë një punë 24 orëshe për të frenuar shitblerërjen votës nga çdo institucion. Kam tre argatë pa pagesë. Vota ime shkon në disfavor me çdo parti. Do të kërkojë numërim në Tiranë, Korçë, kundrejt pagesës. Do kenë jo pak sherre kur të numërohen votat. Do shihni gallatë javën e fundit 90 vend numërimet, si do të rrinë kandidatët si skiftera për të ruajtur votat e tyre.

Gjykata Kushtetuese e ka pranuar padinë tonë. Nuk është e kaq e rehatshme të jesh numri një ose dy në listë të kujdo partia. Do ketë edhe kolegë të tjerë të rreshtuar posjhtë vijës fituese që do të ankimojnë, ky herësi I Damianit është antikushtetues. Do jemi këtu që do të ketë jo pak padi, kur Fatmir Xhafaj të ketë 9990 vota dhe Luljeta Bozo të ketë 320 vota dhe kjo do të futet në Paralment për hatër të herësit dhe Fatmir Xhafaj të ngelet jashtë për dy vota”, u shpreh Murrizi në Ora News.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img