Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fatmir Xhafaj dhe Alket Hyseni “të djegur”, Gramoz Ruçi dhe Pandeli Majko “në buzë të greminës”, ja risitë në listat e PS-së, Rama kandidon edhe Ilir Metën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cf3f6c4415ac70482158b39c39ca58bf

Partia Socialiste ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, ku bie në sy vendimi i Ramës për të renditur në pjesën jo fituese disa nga figurat e vjetra të PS.

Fatmir Xhafaj dhe Alket Hyseni mund të quhen të “djegur”, pasi renditja e tyre në listat e PS nuk u jep shumë mundësi për të marrë mandatin e deputetit.

Gramoz Ruçi i 10-i në Fier dhe Pandeli Majko i 19-i në Tiranë janë dy nga emrat e tjerë që rrezikojnë edhe të mos e fitojnë mandatin e deputetit, ndërkohë që vend jo të sigurt ka edhe ministri Bledi Çuçi në Gjirokastër apo Blendi Klosi në Berat.

Surprizë në listën e PS është rikandidimi i Rrahman Rrajës, ndërsa vend në listën e sigurtë të Fierit do të ketë edhe për ish-kryebashkiakun fierak Baftjar Zeqaj. Në listën e Vlorës ka vend të sigurt edhe për një kandidat të ri, Ilir Metaj.

LEXO EDHE: LISTA ZYRTARE/ Këta janë kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Rama i 8-i në Vlorë dhe Durrës, Luljeta Bozo udhëheq Tiranën

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img