Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Fatmir Toçi nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në Shkup, promovohet dhe monografia “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Botuesi dhe ish-deputeti Fatmir Toçi është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Çairit në Shkup.

Ai është nderuar për veprimtarinë e tij në ngritjen e urave të bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe të marrëdhënieve ndërkomunitare në të gjitha aspektet, për tri dekada.

Paraditen e 6 majit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit në sallën e Këshillit të Komunës së Çairit, mes emrave të njohur nga politika, zyrtarë lokalë, ministri i Arsimit, lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti, zv.kryeministri Artan Grubi, etj.

Të pranishëm në këtë aktivitet për vlerësimin e botuesit shqiptar Fatmir Toçi, morën pjesë dhe kolegë, botues e miq të tij nga Shqipëria. Në Çair u promovua dhe monografia “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit”.

Promovimi i librit u bë në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Institutit për Trashëgimi Kulturore-Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup dhe Botimeve Toena. Kjo vepër i është dedikuar njërit prej komuniteteve më të çmuara të trungut kombëtar dhe përmes historisë dhe të tashmes autori na njofton nga afër me Arbëreshët e Italisë.

Ceremonia e dorëzimit të titullit u zhvillua në sallën e Këshillit të Komunës së Çairit, me prezencën e liderit Ali Ahmeti, deputetit Izet Mexhiti, zv/kryeministrit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut z. Artan Grubi, Ministrit të Arsimit të Maqedonisë së Veriut z. Jeton Shaqiri; Kryetarit të Komunës së Çairit z. Visar Ganiu, Kryetarit të Këshillit të Komunës z. Jetmir Hasani.

Gjithashtu, të pranishëm ishin Akademiku Ali Aliu,Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut z. Skënder Asani, Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë z. Dorian Koçi, Drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut z. Ylber Sela, botuesve dhe miqve të shumtë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img