Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fatmir Toçi fitoi betejën me covid-19 e shkroi një libër, por sëmundja i mori vëllain e madh 65 vjeçar: Covid-19 ia vuri syrin njërit prej nesh, mori më të mirin (E PLOTË NË BRENDËSI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

42074792b2fcac36a9e256a2143a6261

Botuesi, ish-deputeti Fatmir Toçi lajmëroi mëngjesin e sotëm ndarjen nga jeta të vellait të tij të madh, Kujtimit 65 vjeçar që nuk ia doli të fitojë betejën me covid-19, raporton newsbomb.al.

Në një postim në rrjetet sociale për humbjen e të vëllait, Toçi shkruan se sëmundja mori në familjen e tyre vëllain më të mirë. Ndërkohë që bën thirrje edhe njëherë që të gjithë të jenë të kujdesshëm, sepse rritja e rasteve të infektimit dhe fataliteteve, është një këmbanë alarmi për të gjithë.

Postimi i plotë i Fatmir Toçit

U nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit im vëlla, Kujtimi, 65 vjeç, duke lënë pas një dhimbje të thellë për të gjithë ne, bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën.

Nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin,i cili duket se ja kishte vënë syrin njërit prej nesh dhe mori më të mirin, vëllain tonë më të madh.

 Jeta e tij qe aktive dhe një histori suksesi si ushtarak i përkushtuar, por e vështirë në prag të moshës së tretë për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik, rëndimit të gjendjes shpirtërore  dhe, së fundi nga virusi i pabesë që ka tronditur gjithë njerëzimin.

Vdekja e njeriut tonë të dashur është tjetër shembull i qartë dhe një thirrje për domosdoshmërinë e rritjes së kujdesit ndaj vehtes dhe domosdoshmërinë e zbatimit me rigorozitet të masave parandaluese mbrojtëse. Hunbja e njerëzve tanë të dashur, rritja e frikshme e numrit të të prekurve dhe viktimave duhet të jenë një kambanë e fortë alarmi për seicilin prej nesh në jetën e përditëshme. 

Për shkak të situatës së rëndë pandemike dhe respektimit të masave mbrojtëse ceremonia mortore do të jetë familjare dhe e rezervuar në varrezat e qytetit të Kavajës, sot në orën 14.00.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img