Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Fatmir Mediu ‘varavinga’ në selinë e PD-së, çfarë po ndodh me aleatët e Bashës?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3179cf71020df69b4a074fefd4119fc9

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është futur për të disatën herë në selinë e Partisë Demokratike.

Ai para pak orësh hyri në PD së bashku me Agron Dukën për të negociuar me kryedemokratin, pasi kërkojnë që logot e tyre të përfshihen poshtë emrit të koalicionit.

Nuk dihet se cila është arsyeja që e ka çuar Mediun të hyjë prapë në PD, por mendohet se pas arritjes së emrave dhe renditjes në lista, është tema e logos së partisë ajo që ka mbetur pezull.

Më herët në selinë blu ishte dhe Sali Shehu i FRD-së, i cili ka thënë për mediat se janë në rrugën e duhur për marrëveshjen, por nuk ka firmosur pasi ka kërkuar që të konsultohet me kryesinë.

Së fundmi edhe Nard Ndoka i PDK-së ka firmosur marrëveshjen me Bashën për të dalë në një listë të përbashkët, gjithashtu edhe Artur Roshi i Ballit Kombëtar Demokrat. 

Kujtojmë që afati i fundit për të firmosur koalicionet që do të dërgohen në KQZ, është dita e sotme, ora 00:00.

 

Më shumë

spot_img
spot_img