Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Fatmir Mediu tregon PËRÇARJEN e koalicionit: Disa kandidatë zhvilluan luftë të brendshme për qëllime personale, filluan të mendojnë për ndarjen e posteve në qeveri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku është shprehur se disa nga kandidatët e PD kanë zhvilluar një luftë të brendshme në koalicion për qëllime personale.

Ai tha se këta persona mendonin se pushteti i takonte atyre dhe kishin filluar të ndanin edhe postet në qeveri.

“Koalicioni për mua ishte vlerë e shtuar, qoftë aritmetikisht dhe politikisht. Në fakt u shndërrua në një ide pazari, që ishte jo serioze nga ana jonë. Bëhen projeksione sipas peshës politike dhe më pas vendoseshin emrat. Partia republikane ishte e hapur që të vendoseshin edhe emrat e PD-së nëse ishin më kualitativ dhe më pas për të shkuar në hapa të tjerë. S’ka kuptim që të jesh në koalicion dhe lidershipi të sillet sikur të jenë kandidatë të thjeshtë.

Në vitin 2013 kur PR ishte në një koalicion kur lideri lëvizi në të gjithë territorin, ne morën 4 deputetë. Ideja për të krijuar në një impakt kombëtar dhe për ta kthyer në vlerë rajonale, është shumë e rëndësishme. Ajo që është e papranueshme, është sjellja jashtë çdo lloj standardi e disa kandidatëve për deputetë, të cilët për qëllime personale, zhvillojnë një luftë të brendshme. Edhe ata që kam patur kolegë në qeveri dhe parlament kanë thënë mos votoni për partitë e tjera.

Janë disa njerëz të vegjël që mendojnë se pushteti i takon atyre dhe mendojnë si t’i ndajnë postet në qeveri. Këta duan vetëm të marrin dhe jo të japin. Unë nuk i kam lënë gjë mangët që të bëj fushatë për opozitën. Në çdo vend kam përmendur numrin 9”, tha Mediu.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img