Hapësire reklamuese

Politikë

Fatmir Mediu shkon në Kongresin Amerikan, takim me senatorët: SHBA interes të madh për të bashkëpunuar me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhet në SHBa, aty ku dhe po zhvillon takime në Senatin dhe Kongresin Amerikan.

Gjatë kësaj vizite, Mediu është takuar me Senatorët Jim Inhofe, James Lankford, Mike Lee dhe kongresmenët, Pete Sessions, Michael McCaul e Mike Galler.

Mësohet se gjatë këtij takimi është biseduar në lidhje me organizimin e një forumi sigurie në Kongres me përfaqësues të Europës Juglindore, kryesisht të Ballkanit, për të vlerësuar problemet e shkaktuara nga pushtimi rus në Ukrainë.

Theks i veçantë i është vënë garantimit të pavarësisë energjetike të rajonit dhe Europës, nga Rusia si dhe mbështetjen që mund të japin SHBA-të.

Gjithashtu gjatë këtij takimi është biseduar dhe në lidhje me rolin që Shqipëria ka në ndërtimin e TAP, ku është theksuar fakti se kompanitë amerikane po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për të bashkëpunuar me Shqipërinë në fushën e energjisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll