Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Fatmir Mediu rrëfen negociatat me PD: U takova me Bashën, sipas votave na takojnë 2 kandidatë në Tiranë, këto janë kërkesat për qarqet e tjera

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6e822d09c6eaef67034fd2abb9426820

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka rrëfyer në emisionin “Log” se disa ditë më parë është takuar me kreydemokratin Lulzim Basha, me të cilin kanë biseduar për mënyrën se si do të dalë opozita në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai është shprehur se kërkesa e tij janë 2 kandidatë në Tiranë, ku ai vetë të jetë në listën e sigurt, ndërsa kandidati tjetër të jetë në një pozicion të diksutueshëm.

Gjithashtu ai është shprehur se në Shkodër u takon vendi i 6 apo 7, ashtu si edhe në Fier, në Korçë 8-ti apo 9-ti, dhe në Elbasan i 5-ti, 6-ti apo 7-ti.

“Para 2-3 ditëve kam qenë me zotin Basha. 90% të kohës e kemi konsumuar për mënyrën si duhet të dalë, organizohet opozita. Fatmir Mediu psh do të kandidojë në Tiranë. Sipas votave i takojnë 2 kandidime në Tiranë. Sepse ne kemi nxjerrë 36 kandidatë, po shkojmë te 2, të tjerët do të jenë mbështetës të kandidatëve të listës”.

Nga këta 2 sa do të jenë të sigurt?

“Atë që e ka PR. Sikur e ka Agroni (Duka) në Durrës” dhe tjetri të jetë në garë.

Në Shkodër ne kemi vendin ku na takon, duhet bërë përllogaritja i 6-shti apo 7-ti, etj, në Fier 6-ti apo 7-ti, në Korçë 8-ti apo 9-ti, në Elbasan i 6-ti, 5-ti apo 7-ti, të gjitha sipas përllogaritje. Nuk po i kërkojmë PD-së vend të sigurt, por futja në garë” tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img