Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
31 °
Enj
31 °
Pre
31 °
Sht
30 °
E martë, 24 Maj, 2022
spot_img

Fatmir Mediu: Opozita të dalë me një kandidat të përbashkët për Presidentin e ri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka dhënë një prononcim për mediet në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai u shpreh se opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët. Sipas tij kandidati për President, duhet të jetë një figurë që qëndron mbi palët dhe në funksion të unitetit të popullit.

Ndër të tjera ai tha se kandidatura për president, duhet të jetë konsensual, por sipas tij nëse kjo nuk ndodh, atëherë opozita duhet të mbajë një qëndrim në Parlament.

Mediu: Ky ka qenë  diskutimi që bëmë sot me një grup deputetësh. një kandidaturë që plotëson të gjitha kushtet. Mendoj se përgjegjësia që kemi si opozitë është se në krye të shtetit të ejtë një njeri në qëndron në funksion të unitetit të popullit dhe mbi palët. Ky duhet te jete konsensusi i parë duhet të jetë brenda opozitës.

Ne jemi për qëndrimin garant e të gjithë palëve, të kemi një figurë të përbashkët. Emrat do të vijnë në seriozitetin maksimal. Nuk kemi folur për emra konkret, jemi në diskutime. Opozita është e gjitha për procesin, pjesmëarrja e opozitës është e rëndësishme. Duhet të kemi një kandidaturë që qëndron  mbi palët. Kur ti merr një detyrë kushtetuese ti je i gatshëm për ti shërbyer ligjit dhe Kushtetutës.

Pyetje: Mendoni se Rama do t’i leje hapësirë opozitës?

Mediu: Unë nuk i bëj hesapet me Ramën, por me fatkorin opozitar që ka  një detyrim në raport me Kushtetutën dhe opinionin publik dhe nuk shkoj tek ideja për të bojkotuar procesin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img