Deputeti Fatmir Mediu dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë ndodhen në Uashington, ku janë takuar me senatorët amerikanë në kuadër të Samitit të IPAC, ku marrin pjesë parlamentarë nga 30 vende të botës.
Lidhur me sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë muajt e fundit, Mediu i quan ato “sulme terroriste kibernetike” dhe thotë se ka falenderuar senatorët amerikanë Bob Memnedes dhe Marco Rubio, për ndihmën e dhënë Shqipërisë.
Shkruan Fatmir Mediu:
Washington DC: Me ftesë të Kryetarit të Komisjonit të Jashtëm të Senatorit Bob Memnedes dhe Senatorit Marco Rubio grupi i IPAC Albania, (Aleanca nderparlamentare për Kinën) i parlamentit shqiptar, në të cilin kam nderin të jem bashkëkryetar me zonjën Kodheli me kolegë të tjerë të kuvendit, si dhe parlamentar nga 30 vende të botës po marim pjesë në Samitin e IPAC.
Në këtë takim Senatori Rubio dhe Senatori Menendez folën për çështjet që lidhen me sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut. Problemet që vijnë nga kontrolli i ekonomisë nga Kina apo varësia prej saj.
Po ashtu në takimin që zhvillova me të dy senatorët falenderova për mbështetjen që i japin Shqipërisë sidomos në përballjen me sulmet terroriste kibernetike ndaj Shqipërisë. Nevoja për një bashkrendim me SHBA dhe NATOn në këtë luftë kibernetike është domosdoshmëri. Ky është samiti më i madh të mbajtur ndonjëherë nga IPAC.