Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule e konfirmojnë: Do të shkojmë në Parlament, qëndrimi ynë si opozitë do të jetë i unifikuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kanë konfirmuar mbrëmjen e sotme se do të marrin pjesë në parlamentin e ardhshëm.

Ata thanë në “Log” se qëndrimi i opozitës do të jetë i unifikuar, ashtu siç aknë qenë qëndrimet në gjithë këto vite.

“Funksionimi i këtij parlamenti sikur të ishte normal është abuzim. Nuk kemi më shtet, jemi në një republikë bananesh. E rëndësishme është se çfarë do të ndodhë deri në shtator. Do shkoj në Parlament sepse opozita në parlament duhet të bëjë punën e sajë në mënyrë të padiskutueshme”, tha Mediu.

“Qëndrimi do të jetë i përbashkët, siç kemi unifikuar qëndrimet në disa vite, edhe prania në Parlament do të jetë qëndrim i unifikuar i gjithë opozitës”, u shpreh Dule.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img