Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Fatma Methasani flet për herë të parë për ndarjen nga Alfio

Lajme të ngjashëm

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani ishin një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë. Njëjtë si lidhja e tyre dhe ndarja u bë kryefjalë në mediat rozë.

Dy vite pasi u bënë prindër Alfio dhe Fatma vendosën të ndanin rrugët pa bërë bujë dhe privatësi të plotë, por ishin ndjekësit ata të cilët vunë re që mes çiftit ka diçka që nuk shkon pasi postimet me njëri tjetrin mungonin.

Ndërkohë, së fundmi Fatma ka vendosur që të thyejë heshtjen dhe të flasë për herë të parë për atë që kaloi.

Në një intervistë për Revista Bordo ajo ka deklaruar se para syve të djalit të tyre janë dy prindër që e tejmbushin me dashuri, duke nënkuptuar se bashkë-prindërimi shkon shumë mirë.

“Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin” ka thënë Fatma.


Më shumë