Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fatma Haxhialiu shpërthen në “Përputhen”: Çfarë vlen më shumë se dinjiteti juaj në fund të ditës? Pranojeni që u tallët me ne dhe kërkoni falje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f8f794d7b3dea88daddc68201117dfcd

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu ka shpërthyer në “akuza” ndaj konkurentëve të “Përputhen” dhe në veçanti ndaj Andit, i cili u shpreh pak ditë më parë se produksioni e kishte detyruar të rikthehej në emision dhe të dilte çift me Tean.

Ajo u shpreh se dinjiteti i njerëzve është ai që vlen më shumë, duke shtuar se e di shumë mirëqë askush nuk mund të detyrojë me një kontratë, por ka qenë fama e shpejtë ajo që u ka pëlqyer konkurentëve dhe kanë pranuar të futen në emision.

Fatma Haxhialiu në rolin e opinionistes u ka kërkuar konkurentëve të përfshirë në atë ituatë që është më mirë ta pranojnë që u tallën me ne dhe të kërkojnë falje, duke u shprehur se ata nuk duhet të hiqen në rolin e viktimës.

“Në emër të çfarë do e bënit ju këtë? Për famë, për folloëers në Instagram, për ca lekë të shpejta që do t’i bëni gjatë kohës që jeni të njohur? Për çfarë? Çfarë vlen më shumë se dinjiteti juaj dhe fytyra juaj në fund të ditës?

Unë kam vite në televizion, e dimë shumë mirë se si është bota e televizionit dhe ekranit, i dimë shumë mirë edhe allishverishet që behen në televizion dhe se çfarë kompromisesh mund të bëjë secili prej nesh për t’u bërë më i famshëm e për t’u dëgjuar ca më shumë dhe kemi fituar atë famën tonë. S’më bind dot njeri që të dali njëri dhe të trajtojë ty si marionetë dhe të bësh ti gjithë këto gjëra dhe të dalësh i rreckosur nga kjo situatë.

Po thoni më mirë na shijon kjo fama, kjo që na erdhi nga askundi. E bëmë këtë gjë, dhe del më e nderuar dhe më e respektuar. Po e bëmë, ju kërkojmë falje që u tallëm me ju. Se të dalësh “unë i shkreti, unë u bëra konfuz”, është më e lehta. E rëndësishme është që në sytë e publikut të dalësh viktimë. Njerëzit e kanë shumë më të lehtë që kanë qenë të poshtrit që detyrojnë Tean dhe Andin të dalin çift”, yu shpreh Fatma Haxhialiu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img