Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Fatma Haxhialiu në krah të Bashës: Rama lider arrogant, duhet të hiqet nga politika shqiptare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me gratë në qytetin e Elbasanit është ndalur në një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme.

Një nga të pranishmet ishte dhe gazetarja Fatma Haxhialiu e cila shprehu nevojën për të votuar më shumë se kurrë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas Fatmës modeli i një lideri arrogant dhe bullizues duhet të hiqet nga politika shqiptare.

“Jam përfshirë në fushatë për shkak të arrogancës, gjuhës së fyerjes, modelit të liderit të shëmtuar që ne vazhdojmë ta kemi. Akoma sot duket sikur një njeri që është arrogant, edhe që është bullizues, dhe që është fyes, është një njeri që është i zoti për të udhëhequr. Ky është një model pastaj që transmetohet edhe në popull, por sa e tmerrshme është kur kjo vjen nga lart, poshtë.

Pra, kur kryetari, ai që simbolizon këtë vend, ka këtë gjuhë urrejtje dhe do ta përmend prapë Gridën tek fjalimi i shëmtuar i prezantimi të kandidatëve. Pra këtu punohet akoma për popull dhe për mendësi populisti të tipit që të bëjmë këtë batutën, të bëjmë “gangon”, ky stereotipi i çunit të fortë me lekë, ka pushtet”- tha Fatma.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img