Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Fatjoni mbron Riken, akuzon produksionin: Atë vajzën e nxorët gabim qëllimisht

Shkruar nga Newsbomb
Fatjoni mbron Riken, akuzon produksionin: Atë vajzën e nxorët

Debati i fortë i ndodhur ditën e djeshme mes Rikes dhe Meritonit, ku ky i fundit madje hoqi rripin për të treguar forcën e burrit është diskutuar gjatë “Primes” këtë të shtunë.

I vetëdijshëm për gjestin e patolerueshëm, Meritoni kërkoi ndjesë, por shtoi se ka disa arsye që e shtynë drejt atij veprimi, ndërkohë Rike tregoi shkaqet që prishën raportin mes  tyre.

Disa mbështetën Riken e disa Meritonin, ndërkohë opinionistët u shprehën se nuk justifikojnë aspak veprimin e moderatorit, mirëpo as banorja nuk duhet t’i drejtohej atij me ato fjalë si “pjeshkë, i paburrë, je femër”.

Një tjetër qëndrim ka mbajtur banori tjetër i shtëpisë, Fatjoni, i cili u drejtua ashpër opinionistëve dhe moderatorit Ledjon Liço si dhe produksionit të Big Brother Vip, duke i akuzuar se janë duke i dalë në krah moderatorit.

“Unë jam i sigurt që po e nxirrni qëllimisht keq këtë vajzën”, u dëgjua të thotë Fatjoni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese