Paulo Dybala është larguar nga ekipi i Juventusit. Lajmin e ka bërë me dije vetë sulmuesi 28-vjeçar përmes një postimi emocionues në Instagram.
“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të të përshëndetur, ka kaq shumë vite dhe kaq shumë emocione të përfshira, të gjitha së bashku”, shkruan Dybala.
Ai thotë se nesër do të jetë ndeshja e fundit me fanellën bardhezi.
“Mendova se do të ishim bashkë edhe më shumë vite, por fati na vendos në rrugë të ndryshme.
Nuk do të harroj kurrë gjithçka që më ke bërë të përjetoj, çdo ndeshje, çdo gol.
Me ty u rrita, mësova, jetova dhe ëndërrova.
Kanë qenë 7 vite magji, 12 trofe dhe 115 gola që askush nuk do të na heqë. Kurrë.
Faleminderit që më keni mbështetur në momente të vështira. Faleminderit atyre që më kanë shoqëruar ndër vite: nga i pari tek i fundit, nga tifozët tek njerëzit që punojnë brenda klubit, të gjithë, trajnerë dhe shokë skuadre, punonjës dhe drejtues.
Veshja e kësaj fanelle të rëndësishme së bashku me shiritin e kapitenit ka qenë një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, të cilën shpresoj t’ua tregoj fëmijëve dhe nipërve një ditë.
Nesër do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë lamtumira jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të hyj në fushë me buzëqeshje dhe me kokën lart, duke e ditur që kam dhënë gjithçka për ty”, shkruan Dybala.