Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

“Fati im dhe i Sandrit, në korrik të 92’ filloi sherri në PD!”/ Nikoll Lesi rrëfen si lindi gazeta “Koha Jonë”: Ishim idealistë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për lindjen dhe historinë e kësaj gazete dhe disa nga personazhet që ndihmuan në krijimin e saj.

Lesi tregoi se si gazeta lindi fillimisht si një gazetë lokale në Lezhë dhe më pas u kthye në një të përditshme të pavarur, ku kanë punuar disa nga gazetarët më të njohur në vend. 

Pjesë nga biseda:

Nikoll Lesi: Unë kisha mbaruar për fizikë në 1988 dhe në atë kohë kisha shkruajtur te Gazeta Drita dhe Gazeta Studenti. Çdo shkrim që botonim atëherë, na dukej sikur kishim kapur qiellin me dorë në fillimet tona. Fatmirësisht më caktuan redaktor në gazetën lokale të Lezhës.
Pasi punova dy vjet, në janar 91’ u mbyll gazeta për katër muaj. Një moment, mora iniciativën ta rinxjerr gazetën, por nuk kishim konceptin e gazetës së pavarur. Kishim idenë që aty të pasqyrohej mendimi i PD, i Partisë Socialiste, etj, pra që lexuesi i të gjithë krahëve të gjente atë që dontë për vete. Një ide utopike për kohën.
Mora Zef Shtjefnin që ka qenë gazetar i sportit, mblodhëm nga 75 mijë lek të vjetra dhe bëmë 150 mijë lek. Ndamë aksionet. Gazeta dilte një herë në javë në Lezhë. Doli në Maj 1991. U bë gazetë e pavarur.
Zefi dinte edhe italisht, futëm edhe faqen e fundit italisht, filloi gazeta të shpërndahej në Shkodër, Mirëditë, Laç dhe në Tiranë.
Erdhi edhe Aleksandër Frangaj, ishte fat për të, u shtua stafi u bë me 4-5 gazetarë. Fati im dhe i Sandrit ishte që në korrik-gusht të 92’, filloi sherri në PD. Në këtë rast, te Zëri i Popullit nuk botoheshin dot, te Republika jo, atëherë gjetën një gazetë lokale për të shkruar.
I vetmi mjet ishte gazeta, nuk kishte televizione. Në këtë rast përdorëm taktikën, bashkë me Sandër Frangajn, që fjala vjen shkrimi i Azem Hajdarit që i binte Berishës, që njerëzit e kërkonin, e botonim pjesën e parë sot dhe pjesën tjetër pas dy ditësh.
U shtua interesi, e kaluam tre herë në javë. Pastaj në janar 1994, kaluam e përditshme. Kjo ishte historia.

Ylli Rakipi: Këtu vjen momenti, që ti je drejtori i gazetës dhe Sandër Frangaj, kryeredaktori. Unë atë kohë isha kryeredaktori i gazetës Republika. Më kujtohet Sandri ishte i palodhur, merrte në kurriz edhe një vandak me gazeta për ti shpërndarë në pikat e shitjes. Ju punonit me këtë intensitet.

Nikoll Lesi: Ishte pasion. Ishim idealistë në atë kohë.

Ylli Rakipi: A të vjen pak inat sot që Sandri ka hipur shumë më lartë dhe është bërë më i lavdishëm, ndërsa ti ke mbetur në lavdinë e Nikollës së djeshëm?

Nikoll Lesi: Sandri ishte në kohë të vështira me mua, ka punuar, ka vuajtur burg, ka bërë dy herë burg. Ishte pasionant, kurajoz, punëtor i jashtëzakonshëm, i dëgjueshëm. Tani Sandri është një biznesmen. Ka tjetër botë nga e imja, ai është në botën e medias dhe biznesit.

Ylli Rakipi: Tani si shkoni me njëri tjetrin, jeni më miq? Apo sa për sy e faqe?

Nikoll Lesi: Me Sandri takohemi. Ai mbetet një nga figurat historike më mbresëlënëse dhe kurajoze të gazetës “Koha Jonë”. Për pjesën e Klanit, ai është në biznes dhe punë të tjera.

Më shumë




spot_img








spot_img