Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fati i tij mbetet ende mister, rinisin kërkimet për Mateo Likën, dyshohet se ra në lumin Seman

Shkruar nga Newsbomb
Fati i tij mbetet ende mister, rinisin kërkimet për Mateo Likën,

Ditën e sotme kanë rinisur sërish kërkimet për trupin e  26-vjeçarit, Mateo Lika, i cili dyshohet se në muajin janar ra me makinë në ujërat e lumit Seman.

Dyshimet se ai mund të ketë rënë në lumë nisën pas dëmtimit të parmakëve të urës së Mbrostarit si dhe targës që u gjet aty pranë.

I riu kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në Fier dhe kishte marrë me qira makinën me të cilën dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman.

Makina që kishte marrë me qira nuk ka qenë e pajisur me GPS, ndërkohë nga kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë nuk arrihet të idenfitikohet qartë lëvizja me mjet e 26-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu