Hapësire reklamuese

Politikë

Fatbardh Kadilli “ZBULON” pse shkoi Berisha në zyrën e Bashës kur po votohej: Kanë qenë në shoqërinë e...

Shkruar nga Newsbomb
Fatbardh Kadilli “ZBULON” pse shkoi Berisha në zyrën e

Kandidati për kryetar partie i PD-së, Fatbardh Kadilli i cili në zgjedhjet e 13 qershorit mori rreth 800 vota, kur doli sot në konferencë për shtyp nuk e vuri në pikëpyetje fitoren e Bashës, dhe pse akuzoi se pati parregullsi në votime.

“Unë kam qenë i qartë për këtë pabarazi, por kjo nuk më tremb. Në një garë nuk ka barazi absolute. Manifesti im politik është platforma më e plotë dhe gjithëpërfshirëse që politika shqiptare ka parë në këto 30 vjet”.

Mirëpo dje Sali Berisha teksa votohej për kryetarin e ri, shkoi në zyrën e Bashës në një takim me mbi dy orë. San i përket këtij takimi Kadilli e quajti një “gabim të qëllimtë”.

“Nëse nuk kanë qenë vetëm, nuk ka asgjë për të thënë. Nëse kanë qenë vetëm për vetëm, është një vendim i pakujdesshëm, por Berisha nuk bën gabime të tilla; është një gabim i qëllimtë. Por unë kam dëgjuar edhe variantin tjetër, që ata kanë qenë nën shoqërinë e njerëzve të tjerë”, tha ai në Vizion Plus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu