Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fatbardh Kadilli nuk i ndahet Bashës: U cilësua trashëgimtar i Berishës, tani është projekt i shteruar që duhet të largohet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur edhe kandidaturën për të qenë kryetari i ri i PD-së, e ka cilësuar Lulzim Bashën si një projekt të dështuar që duhet të largohet.

Ai tha se Basha është cilësuar që në vitin 2005 si trashëgimtar i Berishës dhe është figura më e investuar politikisht në PD, por nuk ka arritur ta çojë partinë drejt fitores.

“Basha është një projekt i shteruar. Është një nga investimet më të mëdha që ka bërë Partia Demokratike. Kujtoj që nga janari i vitit 2005, 16 vite e më shumë është figura më e investuar politike dhe u cilësua si trashëgimtar i zotit Berisha. Iu dha ky besim nga Berisha dhe mbështetës të tjerë në vitin 2013. Iu rikonfirmua edhe pas dështimit të turpshëm për faj të tij në 2017. Nuk mund të vazhdojmë, ky projekt i dështuar duhet të ndalojë. Ai nuk mund ta drejtojë më këtë parti në fitore. Kam shpallur kandidaturën për të qenë një gru përballë një grupi, por një projekt i ri përballë një projekti të dështuar. Qëllimi është të kenë demokratët një projekt të ri për të fituar”, tha Kadilli në Euronews Albania.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img