Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Fatbardh Kadilli: Nuk besoj se Berisha do të rikthehet në krye të PD-së, nuk ka më se çfarë t’i ofrojë partisë, jam i detyruar të bashkëjetoj me Bashën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kryetar të PD-së por nuk arriti të fitojë, ka folur ditën e sotme në lidhje me një kthim të mundshëm të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Ai tha se beson që Berisha nuk do të rikthehet në krye të partisë, pasi nuk ka më se çfarë të ofrojë.

“Nuk besoj se Berisha do kthehet, Berisha e di vetë që s’do kthehet. Po të donte, kishte qëndruar por edhe ishte kthyer. Berisha është natyre sfidante dhe sa të jetë, do jetë në luftë. Nuk është njeri që kalon në qetësi dhe në paqe. Kam bindje se nuk ka çfarë t’i propozojë më PD-së as ai dhe as Basha. Kam respekt për punën që ka bërë më parë”, tha Kadilli.

Ai tha se Basha nuk është perëndimor siç e shet veten, por është i detyruar të bashkëjetojë me të në PD.

“Kur je në një garë ke dalë të fitosh mos u fshih pas pjesës se dikush tjetër ka avantazhe. Ai nuk rezultoi me një standard që e pres, nuk është perëndimor siç e shet veten është shumë ballkanik. Por jam i detyruar që nesër të bashkëjetoj me këtë njeri. Unë e kam goditur fort Bashën dhe vazhdoj ta godas. Unë nuk hyra të bëhen kryetar por të bëhem lider dhe të udhëheq partinë. Basha është lider por se udhëheq PD”

Më shumë

spot_img
spot_img