Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fatbardh Kadilli: Mjerim të mendosh se PD nuk paska më të mirë se Basha, atij ia kemi dhënë të gjitha shanset

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Kyresisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur edhe kandidaturën për dejtimin e Partisë Demokratike, ka folur ditën e sotme për arsyet pse dëshiron të marrë drejtimin e demokratëve.

Ai tha në Fax Neës se shpallja e kandidaturës ka të bëjë me kurajon e tij për të shprehur atë që mendon, teksa shtoi se ka hsumë që mendojnë si ai por nuk dalin publikisht.

Kadilli sulmoi edhe kryedemokratin Basha, për të cilin tha se PD ia ka dhënë të gjitha shanset, ndaj është mjerim të mendosh se Partia Demokratike nuk ka më të mirë se ai.

“Zoti Basha duhet të japë dorëheqjen. Duhet të japë dorëheqje të parevokueshme, jo thjesht për t ëhyrë përsëri në garë. Një njëri që ka konsumuar të gjithë mbështetjen që i është dhënë. Ja kemi dhënë të gjitha shanset, të cilat i përdori sa diti, sa mundi, sa qe i zoti. Sot duhet të largohet nga drejtimi i PD. Kjo ka të bëjë me qartësinë time, kurajon time personale dhe me vendosmërinë timë për t’i dalë zot kësaj situatë. Ndoshta ka shumë njerëz që mendojnë si unë, por nuk kanë marrë kurajon të sfidojnë një projekt të dështuar dhe të ofrojnë një projekt të ri. PD meriton të ketë një projekt. Një qeveri ta djerrë shpresën e njerëzve është mëse e arsyeshme. Aq më tepër një qeveri e keqe. Por opozita të bëhet djerrëse e shpreses është e pafalshme. I kërkoj të gjithë demokratëve që zgjidhjen ta shohin te vetja.

Është mjerim për këdo që mendon se nuk paska tjetër si Lulzim Basha. Ka sa të duash një më të mirë se Lulzim Basha në 100 mijë anëtarë që kemi. Ata që thonë nuk  kemi më të mirë, nuk e kanë çliruar ende veten përtej çobanit të tyre. Unë nuk jam i pakënaqur. Unë jam i mërzitur për rezultatin dhe jo i pakënaqur. Ky që po bëj është kontribut”, tha Kadilli.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img