Hapësire reklamuese

Politikë

Fatbardh Kadilli i drejtohet kutive të votimit, mesazh demokratëve: Nëse e doni PD votoni, ringritja fillon sot

Shkruar nga Newsbomb
Fatbardh Kadilli i drejtohet kutive të votimit, mesazh demokratëve:

Fatbardh Kadilli kadidati për kryetar të PD, pak minuta më parë ka hedhur edhe votën e tij.

Ai një një deklaratë për media u shpreh se të gjithë demokratët duhet të marrin pjesë në procesin e votimit.

Kadilli tha se PD iu rikthye kurajo dhe guximi, teksa edhe një herë theksoj se kjo garë nuk ishte e barabartë.

“I ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim. Në këtë mënyrë tregojnë se e duan këtë parti. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD, ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. PD-së iu rikthye kurajoja dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese. Kjo garë u mbyll ashtu siç edhe nisi, e pabarabartë.

Në përgjithësi iu rri larg këtyre lloj proceseve, procesi i vërtetë është fryma me të cilën do të dalin sot demokratët, është hera e parë që një forcë politike që në pak kohë të reflektojë shumë,” tha Kadilli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese