Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Fatbardh Kadilli: Berisha nuk ka çfarë t’i japë më politikës, ai dhe Basha janë viktima të vetvetes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Këshillit KOmbëtar të PD, Fatbardh Kadilli, ka folur mbrëmjen e sotme për mbështetjen që ish-kryeministri Sali Berisha po i jep Lulzim Bashës, edhe pse ky i fundit ka regjistruar humbje të njëpasnjëshme.

Ai tha se Berisha është viktimë e zgjedhjes së tij, tyeksa shtoi se ish-kryeministri dhe Basha janë viktima të vetvetes, pasi janë të pazotë të bëjnë diçka për të ngritur PD-në.

“Të gjithë jemi viktimë të zgjedhjeve tona, kur bëjmë një zgjedhje kemi sakrifikuar  zgjedhjet tona. Berisha është viktimë e zgjedhjes së vetë e ka zgjehdur vetë dhe eshtë viktimë e zgjehdjes së vetë nuk del dot nga zgjedhja e vetë. U sfidua të dilte dhe Berisha zgjodhi të mos shprehet por ta justifikojë Bashën, janë të dy viktima të vetëvetes.

Nuk do kisha asnjë shqetësim për zgjedhjen e njërit apo tjetrit nëse do funksiononte mirë partia. PD ka vetëm një shans të prodhojë një opozitë të re politike. Të qenit viktima të njëri tjetrit si pengon të bëjnë diçka të mirë por janë të pazotë të bëjnë diçka të mirë”, tha Kadilli në Report Tv.

Ai u shpreh se Berisha nuk ka se çfarë t’i japë më politikës, teksa kërkoi nga ish-kryeministri që mos ta përfshijë PD-në në “luftën” ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Berisha ka zgjedhur ta ndjekë personalisht uroj që rruga ligjore ta nxjerrë faqebardhë, por në të njëjtën kohë i kam kërkuar që nuk duhet të ndikojë ose ta shmangë përfshirjen e PD në këtë çështje. Jam i bindur se do ketë etikën politike ta shmangë përfshirjen e partisë. Shpresoj se është në kohë të marrë hapat  e duhur. Është Berisha që duhet të marrë vendimin e tij, duhet të marrë hapat e vetë për ta shmangur përfshirjen e PD. Është në provë, besimi im nuk vlen derisa ai të ketë vepruar. Berisha ska çfarë i jep më politikës. Ska asgjë të re për ti dhënë politikës”, tha ai.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img