Policia Rrugore u bën thirrje shoferëve të mos tejkalojnë shpejtësinë jashtë normave të lejuara.
Në rrugën e kombit është ndaluar shoferi që ngiste makinën e tij me një shpejtësi marramendëse 180 kmh/ ndërkohë ku limiti është 100 km/h. Rrugorja ka gjobitur shoferin me 40 mijë lekë të reja masë administrative.
Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit, vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
180 km/h në Rrugën e Kombit ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h. Stop shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësia në rrugë vret jetën. Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!
Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara, që mbërritja në plazh të jetë e sigurtë! Mos drejtoni mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.
Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit! Përqendrohu në timon! Familja ka nevojë për ty! Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore.