Hapësire reklamuese

Bota

Faqet qeveritare të Iranit dalin jashtë kontrollit, grupi Anonymous merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik

Shkruar nga Newsbomb
Faqet qeveritare të Iranit dalin jashtë kontrollit, grupi Anonymous

Prej ditës së djeshme disa faqe qeveritare iraniane kanë dalë jashtë funksionit, si pasojë e sulmit të kryer nga grupi i hakerëve Anonymous.

Ky grup e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, pas protestave kombëtare që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, pas arrestimit nga Policia për Moral në Iran.

Faqet të cilat kanë rënë janë, faqja e presidencës iraniale, e agjencisë së lajmeve Fars, e afërt me autoritetet dhe e Qendrës forenzike të Iranit.

Më 20 shtator, një faqe në Twitter, e cila pretendohet se i përket grupit, Anonymous, ka postuar një video-mesazh që ofron mbështetje për të drejtat e grave dhe vajzave.

“Ne jemi këtu dhe jemi me ju. Na pritni!” është thënë në mesazh.

“Kjo është hera e fundit”, dëgjohet duket thënë një burrë, që besohet se ka referencë vdekjen e Aminit.

“Populli iranian nuk është vetëm”.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit Irani është përballur me protesta kombëtare në Iran për shkak të vdekjes së Aminit. Qeveria iraniane ka bllokuar thuajse krejtësisht internetin.

NetBlocks, grup vëzhgues me bazë në Londër, ka thënë se Irani është aktualisht subjekt i kufizimeve më të mëdha të internetit, prej protestave të mbajtura në nëntor të vitit 2019, për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Vala e fundit e protestave është zgjeruar në mbi 80 qytete të Iranit dhe të paktën nëntë vdekje janë konfirmuar nga burime të ndryshme.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.