Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Fant spathi apo derr maç!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Po afron dita kur shqiptarët do të mund të vendosin se ç’do të bëhet me ta në vitet në vazhdim! Nëse jeta jonë do të krahasohej me një lojë me letra, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare i ngjajnë atij momentit kur letrat përzihen, priten dhe rishpërndahen. Ashtu si në lojë, sa më të më mira të jenë letrat që bien në dorë, aq më të mëdha janë shanset për fitore!

Kryeministri aktual, per më tepër se dy dekadash në jetën-lojë të shqiptarëve, ka gëzuar imazhin dhe vlerën e fantit spathi, letra më e fuqishme e asaj loje, ku pavarësisht se çfarë ndodhet në fushë, ai mund t’i ngrejë të gjitha dhe t’i shtojë shumë pikë lojës së tij!

Fanti spathi, vizatohet si një djalë i ri, energjik, i pashëm, i shkathët dhe me një buzëqeshje paksa ironike por ndjellëse. Kur e sheh në dorë, ke një ndjenjë sigurie, supremacie dhe dëshire për të parë se si do të reagojë kundërshtari kur ti vendos ta zbresësh në fushë dhe të bësh kërdinë duke i përlarë të gjitha!

Për vite me radhë, “fanti spathi” i lojës-jetë të shqiptarëve, ka bërë namin; ai ka zbritur në fushë në momentet më kritike të jetës-lojë dhe ka përlarë gjithçka! Tetë vitet e fundit, “fanti spathi u çmend”, ai filloi të marrë jo vetëm letrat e hapura në fushë, por edhe letrat më të mira që kundërshtari kishte në dorë, duke ia lehtësuar vetes fitoren e lojës. Sikur kjo të mos mjaftonte, “fanti spathi” filloi të grabisë letra edhe nga tufa e pashpërndarë dhe e kthyer përmbys e letrave të lojës, duke i hequr çdo mundësi kundërshtarit për të menduar për fitore!

Të mërzitur e të zhgënjyer, ku fituesi ishte po ai dhe humbja gjithnjë e më e thellë, shqiptarët kanë vendosur të ndryshojnë lojë! Shqiptarët kanë kohë që kanë filluar lojën e “derrit maç”! Në një tjetër zhargon, “derri maç” quhet “plaku maç” ndërkohë që në emërtimin origjinal, të atij që shpiku letrat e bixhozit, kjo figurë quhet “king of spades”, mbreti i shpatave!

“Fanti ynë spathi”, gjatë viteve të gjata të lojës-jetë, është transformuar në mbretin e shpatave, ose siç lojtarët e quajnë me përçmim, “derri maç”!

Problemi është se “fanti spathi” nuk e di që tashmë është plakur dhe është transformuar në “derrin maç”! Për më tepër ai nuk është i ndërgjegjshëm që shqiptarët janë mërzitur dhe janë lodhur për vdekje nga ajo loja ku fanti spathi i merr të gjitha dhe kanë filluar të luajnë lojën “kujt i mbetet derri maç”! Atij që i mbetet në dorë, humbet!

Sgurisht që fanti ynë spathi nuk është dakord me të dyja këto; atij i i duket vetëja akoma i ri, energjik dhe i zgjuar, si figura e stampuar në letrën J♣, por në fakt tashmë është i plakur, i lodhur dhe i rrjedhur, si figura e stampuar në letrën K♠!

Më kot ai kërkon të na bindë që është fanti spathi, duke u futur kudo dhe duke na dalë gjithë ditën përpara syve, por askush nuk e sheh më si një të tillë, të gjithë e shohin si letra e padëshiruar, negative, humbëse, si derri maç!

Loja kërkon pak përqëndrim dhe shumë fat!

Nëse derrin maç e ke në dorë, duhet ta vendosësh në pozicionin më të mundshëm ku kundërshtari tërheq dhe t’ia shesësh atij!

Nëse derrin maç e ka kundërshtari, duhet ta shohësh mirë në sy dhe ta psikologjisësh maksimalisht! Janë letrat e fundit që ke në dorë dhe nuk mund të gabosh më si më parë, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ë tërheqësh nga kundërshtari, derrin maç!

Do të ishte fatale që në në këtë fazë të lojës-jetë, të na mbetej sërish në dorë, “derri maç”!

spot_img

Më shumë

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img