Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Fansi e mbulon këngëtarin shqiptar me euro, artisti bën gjestin e papritur në mes të koncertit: Mua më mjafton qe erdhe

Shkruar nga Newsbomb

Në një nga koncertet e tij një fans i ka hedhur këngëtarit Labinot Tahiri në sekënë teksa ishte duke performuar një shumë prej 1500 eurosh.

Nëse mendoni se Tahiri e falënderoi fansin dhe i mori ashtu si ndodh në përgjithësi, e keni gabim, pasi këngëtari ka bërë gjestin e papritur pasi ja riktheu fansit të gjithë paratë e tij.

Këtë ngjarje e ka bërë me dije vetë këngëtari në rrjetet sociale, ku krah pamjeve shkruan se aid he të gjithë fansat e tjerë kishin paguar biletë për në koncert dhe kaq mjaftonte.

“Një rast ku gurbetqari m’i dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë. Gurbetqari dhe publiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona, pra mjafton që vini nëpër mbrëmje! Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun”, tha Tahiri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese