Hapësire reklamuese

Aktualitet

Familjet Shabanaj dhe Karaj në Baldushk përfituese nga Programi i Rindërtimit

Shkruar nga Newsbomb

Njësia Baldushk dhe Bashkia Tiranë u janë gjendur pranë cdo muaj pas tërmetit

Familjet Shabanaj dhe Karaj në Baldushk janë ndihmuar gjatë gjithë periudhës pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe pritet të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Rindërtimit nga një shtëpi të re.

Njësia Administrative Baldushk ka bërë të ditur se asnjë familje e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit nuk është lënë vetëm, pa mbështetje financiare, ndihmë ekonomike dhe pa u përfshirë në Programin e Rindërtimit.

Familjet e Mersin dhe Genc Shabanajt pas tërmetit të 21 Shtatorit janë dëmshpërblyer me 3 milionë lekë, ndërsa pas tërmetit të 26 Nëntorit janë strehuar menjëherë në konteiner dhe më pas janë pajisur me cadër me kushte ngrohjeje. Gjithashtu këto familje janë trajtuar me paketa ushqimore cdo muaj nga Njësia Administrative Baldushk dhe Bashkia Tiranë. 

Dosjet të dy familjeve janë trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit, e cila ka miratuar rindërtimin e dy shtëpive pasi më parë kanë jetuar në një banesë 60 m2 dhe tashmë pritet të fillojë rindërtimi.

Edhe familja e Zija Karajt është dëmshpërblyer me 3 milionë lekë pas tërmetit të shtatorit, si dhe është pajisur me 2 cadra bashkë me orenditë e nevojshme për të pasur një jetesë të mirë. Familja Karaj është trajtuar dy herë në muaj me paketa ushqimore nga Njësia Administrative Baldushk dhe Bashkia Tiranë.

Dosja e familjes se z. Zija Karaj është trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit e cila e ka klasifikur si fituese dhe shume shpejt do fillojë rindërtimi i shtëpisë së re.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.