Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Familjarët i japin sot LAMTUMIRËN e fundit 20-vjeçarit Myzerim Zenelit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Familjarët dhe të afërmit i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit të ndjerit, Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën nga të shtënat me armë në Velipojë.

20 vjeçari është përcjellë për në banesën e fundit, duke i lënë kështu familjes një plagë të hapur. Për ceremoninë e varrimit të të riut, u solidarizuan disa qytetarë, duke mbledhur fonde për të përballuar shpenzimet, pasi familja ndodhet në kushte të vështira ekonomike.

Kujtojmë se i pari që shprehu dëshirën për të mbuluar shpenzimet e ceremonisë, ishte këngëtari Capital T, i cili kërkoi që dikush nga familjarët e 20 vjeçarit ta kontaktonte përmes numrit të telefonit.

Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili shprehet se “jemi të urdhëruar të zhvillojmë jetën, jo ta shkatërrojmë”.

Postimi i plotë i Mytinisë Shkodër:

“Jetën jemi urdhëruar ta zhvillojmë, jo ta vrasim e ta shkatërrojmë!”

Paraditën e së hënës, më 28 qershor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në xhenazen e të riut jetim Musaen Zeneli, 20 vjeçarit, që humbi jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në tragjedinë e dhimbshme të Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Myftiu iu drejtua të pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, duke theksuar se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë!

“Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e djegur e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë! Allahu të mëshiroftë e të pranoftë me butësinë e faljen e Tij, e ne na udhëzoftë se shumë larg kemi devijuar rrugën!”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij para faljes së namazit të xhenazes, që u dëshmua nga besimtarë të shumtë, imamë e drejtues të shoqatave bamirëse.

Myzerim Zeneli mbeti i vrarë nga të shtënat me armë dje pas mesnate në Velipojë, në konfliktin mes dy pronarëve të hoteleve. 20 vjeçari kishte vetëm një ditë që kishte filluar punë si kamerier në njërin prej hoteleve.

Më shumë

spot_img
spot_img