Hapësire reklamuese

Aktualitet

Familjarët e tij morën peng dy persona, prangoset agjenti i Operacionales: Nuk tregoi

Shkruar nga Newsbomb
Familjarët e tij morën peng dy persona, prangoset agjenti i
Gestian Ymeraj, një agjent i Forcës Operacionale në Drejtorinë e Policisë Fier, është arrestuar nga AMP. 31 vjeçari akuzohet se ka pasur dijeni se tre familjarë të tij kanë marrë peng dy persona të tjerë dhe nuk e ka kallëzuar rastin në polici. Në këto kushte, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ka kryer arrestimin në kushtet e flagrancës të agjentit Gestian Ymeraj. "Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor G.Y., 31 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi i Forcave Operacionale në DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallzim i krimit”. Arrestimi u krye sepse pavarësisht se është vënë në dijeni të një ngjarje kriminale të ndodhur sot, ku shtetasit H.T. dhe O.A. janë marrë peng nga shtetasit K.B., E.A. dhe A.Z. (familjarë të punonjësit të policisë), nuk e ka kallëzuar këtë fakt pranë Policisë", thuhet në njoftimin e AMP.

Njoftimi i plotë - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat)

Vijon vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjës të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor G.Y., 31 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi i Forcave Operacionale në DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallzim i krimit”. Arrestimi u krye sepse pavarësisht se është vënë në dijeni të një ngjarje kriminale të ndodhur sot, ku shtetasit H.T. dhe O.A. janë marrë peng nga shtetasit K.B., E.A. dhe A.Z. (familjarë të punonjësit të policisë), nuk e ka kallëzuar këtë fakt pranë Policisë. AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese