Një person është raportuar nga familjarët se është gjetur pa shenja jetë në një nga pallatet pranë zonës së shkollës “Qamil Guranjaku” në qytetin e Elbasanit.
Burime për mediat bëjnë me dije se pas mbërritjes së policisë dhe forcave zjarrfikëses në vendin e e ngjarjes u zbulua se personit në fjalë i kishte rënë të fikët.
Ekipet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e personit nga banesa, pasi raportohet se ai është i paralizuar.