Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, e konsiderojnë si shumë të pa qartë marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër, sa i përket deklaratës për Personat e Zhdukur me dhunë gjatë luftës. Sipas tyre kjo është “marrëveshja me e mirë nga të këqijat”.
Ata po ashtu shprehen skeptik se shteti serb do të bashkëpunoj në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.
Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë, nuk beson në këtë drejtim, ndonëse sipas thotë se për familjarët e personave të zhdukur kjo marrëveshje është “më e mira nga të këqijat”.
“Unë mendoj që kjo marrëveshje dhe ky aneks tash është bërë prej më të këqijave më e mira. Se ky proces, e ka edhe një afat, ky aneks, që brenda një viti të rrumbullakohet procesi për persona të zhdukur.
Shpresoj që pala shqiptare nuk do të ngec në këtë proces, gjithherë skeptike është pala serbe e cila ka ngecje edhe gjatë takimeve pala serbe që sa kohë e ka ndërprere bisedimet e grupit punues. Kjo është ajo që na brengos ne. Për familjarët besoj që duhet me qenë më e mirë prej të këqijave”, është shprehur Grajqevci.