Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Familjarët e Mateos që u vra nga Klodian Çalamani shkojnë para burgut të Vlorës, kërkojnë drejtësi për 8-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Familjarët e Mateos që u vra nga Klodian Çalamani shkojnë

Familjarët e Mateos Vasiut, 8-vjeçarit, i cili u vra dhe  më pas u gropos nga Klodian Çalamani janë duke zhvilluar një protestë në burgun e Vlorës.

Familjarët ndodhet në burgun e Vlorës, aty ku ndodhet në paraburgim autori Klodian Çalamani.

Ata kërkojnë drejtësi për 8-vjeçarin, teksa në duar të mbajnë edhe pankarta ku shkruhet “Duam drejtësi”.

Ndërsa nëna e Mateos, para medias është shprehur se kërkon të di se përse ia vrau djalin.

Para burgut kanë mbërritur edhe forcat e "Shqiponjës" për të bërë të mundur qetësimin e situatës.

Kujtojmë që pak ditë më parë Klodian Çalamani duke gënjyer mori në banesë 8-vjeçarin, të cilin e vrau duke e goditur në kokë me kazmë dhe më pas e groposi para oborrit të tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll