Hapësire reklamuese

Aktualitet

Familjarët e Arjan Salës ‘përplasen’me zjarrfikësit: Po qajmë këtu te porta, pa dalë xhenazja! Komandanti: Jemi me ju, po na duhen mjete (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Familjarët e Arjan Salës ‘përplasen’me

Familjarët e 33 vjeçarit Arjan Sala janë “përplasur” mesditën e sotme me forcat zjarrfikëse që po punojnë prej dy ditësh në magazinën e Casa Italias, për të gjetur trupin e shefit të sigurisë që mbeti brenda dhe për të shuar flakët.

“Ne po e qajmë këtu te porta, pa më dalë xhenazja. Ne nuk po bëhemi pengesë, ju lutemi shumë, na e jepni një informacion, pse nuk keni thënë ju të vijë një familjar”, ka thënë një prej familjarëve të Salës, ndërsa komandanti i forcave zjarrfikëse ka thënë se edhe ata janë me familjarët e të riu, por nuk kanë mjete në dispozicion.

Deri në këto momente nuk ka asnjë shenjë të 33 vjeçarit, ndërsa forcat zjarrfikëse janë detyruar të thyejnë soletën e magazinës për tu futur brenda. Në vendngjarje janë dy ekipe të ushtrisë dhe ekipe nga Aueroporti i Rinasit. Sipas tyre, temperatura nga matjet e djeshme i kalonte 1 mijë gradë.

Pjesë nga debati:

Familjarët: Ne duam që të gjendet personi, mos gënjeni

Ekipi i zjarrfikësve: A doni që të flasim apo të gënjejmë

Familjarët: Ne japim 40 milionë lekë vetëm të gjendet njeriu. Ky prononcim nuk është në shërbim për momentin.

Zjarrfikësit: Ne nuk jemi këtu për të bërë elozhe

Familjarët: Ne na ka ikur vëllai, na gjeni trupin

Zjarrfikësit: Unë kam 27 vite në këtë punë, dhe unë i përjetoj edhe vetë rastet

Familjarët: Ne nuk kemi ardhur këtu që të dalim në televizor

Zjarrfikësi: Sa ditë kam unë këtu pa lëvizur nga vendi

Familjarët: Ne po e qajmë këtu te porta, pa më dalë xhenazja. Ne nuk po bëhemi pengesë, ju lutemi shumë, na e jepni një informacion, pse nuk keni thënë ju të vijë një familjar. Prononcimin për mediat na i jepni më vonë. Ju nuk keni pasur paisje, keni qënë me bombla 3 litroshe, mungesë mjetesh, një veshje antizjarr nuk e kishin ata njerëz gjatë natës? Erdhën vetëm dje nga ora tre. A nuk është gjynah kjo që ndodhi.

Zjarrfikësi:  Unë sot jam palë këtu me ty, natyrisht që na duhen mjete, dhe çdo reagim i juaji është i kuptueshëm.

Familjarët: Ti rrezikon jetën tënde kur nuk ke asnjë paisje, me çfarë do të shpëtosh djalin tim.

Video: Fax News

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.