Ky që shihni në foton e mëposhtme është 35-vjeçari Erald Mejdani, i cili ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 8 janar.
Ka qenë babai i tij, shtetasi Sokol Mejdani që në datën 19 janar ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Mallakastrës për humbjen e të birit.
Sipas informacioneve Eraldi është i martuar dhe babai i një fëmije ndërsa ishte emigrant në Greqi.
Nuk dihet nëse ai ka dalë nga ndonjë pikë kufitare e Republikës së Shqiperisë, gjë që mund të verifikohet nga sistemi “TIMS”.
Familjarët apelojnë për ndihmë ndërsa për shkak të një fatkeqësie në familje nuk folën për mediat. Komshinjtë e tij thanë se ai ka patur disa probleme me bashkëshorten por ishte djalë shumë i mirë.