Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Familja shqiptare humb rrugën dhe ngec në mes të dëborës në Kroaci, shpëtohen nga ekipet e emergjencës

spot_img

Lajme të ngjashëm

453f46a7157770e707e2d1b3b0d61778

Një familje shqiptare e përbërë nga 5 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë i vogël ka ngelur e bllokuar në dëborë në zonën e Velebit në Kroaci.

Për shkak të erërave të forta, shumë rrugë në Kroaci ishin mbyllur, kështu që familja shqiptare u detyrua të ndërrojë drejtim dhe përdori navigatorin për t’u orientuar.

Ata morën rrugën më të shkurtër, por pa e ditur se rrugët e vjetra ishin të mbuluara me dëborë dhe nuk pastroheshin rregullisht, ndaj u gjetën anës malit Anan, të ngujuar në të ftohtë.

Shoferi e kuptoi që nuk kishin mundësi të lëviznin dhe thirri ekipet e shpëtimit, të cilët u nisën me urgjencë drejt vendngjarjes.

“Brenda disa minutave kishim pajisjet gati dhe filluam veprimin. Makinat e ngecura në borë mund të mos jenë në rrezik të menjëhershëm. Por pas disa orëve të ngujuar frika dhe paniku, mund të ndikojnë që të ndodhë më e keqja”, tha njëri nga anëtarët e ekipit të shpëtimit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img