Një biznes familjar droge është shkatërruar nga një operacion i Policisë greke mbrëmjen e së enjtes në Selanik. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 585 kg kokainë, ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në 239 pako.
Sipas raportimit të medieve greke, “biznesi” i drogës” drejtohej nga çifti shqiptar Arjan dhe Lutmira Xhafaj, me bashkëpunëtorë dy nipërit e 50-vjeçarit, Ilirjan Shpëtim Baraj 35 vjeç dhe Klevis Arben Muskaj 21 vjeç, të gjithë me origjinë nga Fieri, të cilët u kapën nga hetimi i Prokurorisë së Drogës të Seksionit të Selanikut dhe DEA-s.
I përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm ishte përfshirë dhe 33 vjeçari Avelino Alfred Feimi i lindur në Shqipëri me origjinë nga Vlora. Të arrestuarit nuk ishin emra të njohurmë parë për autoritetet greke.
Sasia e madhe e lëndës narkotike u gjet në dy automjete dhe në një shtëpi ku banonin tre anëtarët e grupit.Arjan Xhafaj, koka e grupit, kishte rol kryesor në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës Latine dhe shpërndarjen në territorin grek dhe më pas në vendet evropiane.