Hapësire reklamuese

Showbiz

Familja Kelmendi shkruan historinë, Shqipëria kalon e para në finalen e madhe të Eurovision

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria ka shkruar historinë e saj në Eurovision, duke u kualifikuar për herë të parë të parët në finalen e madhe të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Albina dhe familja Kelmendi kanë elektrizuar skenën me këngën "Duje".

Votimi dhe performancat për këtë natë gjysmëfinale janë mbyllur dhe Shqipëria është bërë shteti i parë që është kualifikuar për finalen e madhe. Nga nata e parë, në finale kaluan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Krocia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

Momenti kur ekipi shqiptar meson kualifikimin

Albina dhe Familja Kelmendi i sigurojnë Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.

Shqipëria u ngjit në skenë e katërmbëdhjeta, nga gjashtëmbëdhjetë performanca në total. Eurovision ka shpërndarë një pjesë të performancës së Shqipërisë dhe shkruan “E dua, e dua, e dua”.

Albina dhe familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për t’i shpalosur në Eurovision 2023, përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar, duke treguar dhe dashurinë për vendin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu