Hapësire reklamuese

Rajoni

Familja e Liridonës apel publik: Informacionet çojani drejtësisë, mos hajdeni tek ne

Shkruar nga Newsbomb
Familja e Liridonës apel publik: Informacionet çojani

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka bërë të ditur se shumë qytetarë në ditët e fundit kanë kontaktuar familjen Ademja për të ndarë informacione rreth vrasjes së Liridonës.

Përmes një postimi në Facebook, Leonardi apelon që të gjithë informacionet që kanë, qytetarët t’i ndajnë me policinë dhe prokurorinë dhe jo me familjen e tyre.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”, tha ai.

Më tej ai theksoi se interesi i familjes dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese