Hapësire reklamuese

Aktualitet

Familja e kërkonte prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Bunës 58 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Familja e kërkonte prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin e

Gjendet i pajetë një 58 vjeçar, i cili kërkohej prej disa ditësh në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Ndoc Nika, i cili ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja para pak ditësh.

Ai u gjet i mbytur sot nga polumbarët pranë Urës së Bunës, ndërsa dyshohet se viktima është vetëhedhur nga ura në ujë. Ndërkohë Policia dhe ekspertiza kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Shkodër/ Njoftimi i Policisë: 

Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër. Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të.

Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular. Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll