Familja e fundit e dëmtuar nga tërmeti hyn në shtëpi në mars 2022, të parët me shtëpi individuale marrin çelësat në mars 2021 (AFATET sipas ARBEN AHMETAJT)

Publikuar tek: politike, më 13:04 28-11-2020 Familja e fundit e dëmtuar nga tërmeti hyn në shtëpi në mars 2022, të parët me shtëpi individuale marrin çelësat në mars 2021 (AFATET sipas ARBEN AHMETAJT) Ministri Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj tha në News24 se brenda majit 2021, të gjitha shtëpitë individuale të qytetarëve që u dëmtuan nga tërmeti do të jenë të ngritura përfundimisht. Kjo është e disata herë që vihet një afatkohor për ndërtimin e tyre, por Ahmetaj tha se procesi mori kohën e vet të nevojshme.

“Brenda majit edhe DS4 do jenë riparuar, edhe DS1, DS2, DS3; Laci, gjysma e pallateve do jenë gati në mars. Rreth 90 përqind e pallateve do jenë gati në tetor. Në mars 2022 të gjithë qytarët do të jenë në shtëpitë e tyre, o të rindertuara, ose të riparuara”, tha Ahmetaj duke shtuar se ky është angazhimi I qeverisë dhe kryeministrit.

Ai iu përgjigj dhe akuzave të opozitës ku i kërkoi të bëjë më mirë llogaritë.

“Nuk pres që në PD ta bëjnë këtë gjë, sepse tashmë dihet se si bëjnë ata tabelën e shumzimit” ironizoi Ahmetaj që dha përgjigje për të gjitha akuzat.

“Sot janë në përfundim 28 shkolla nga 155 që duhet të bëhen. Janë duke mbaruar 1000 shtëpi nga 4400 shtëpi që janë prishur nga tërmeti. Ti bëjnë llogaritë se nuk janë vetëm 2.6% e shtëpive” tha Ahmetaj.

“Për pallatet procesi nuk është I kollajt. Janë bërë vlerësimet, dosje me dosje, shtëpi më shtëpi dhe është një proces i kujdesshëm. Janë bërë projektimet, prokurimet, shpronësimet dhe jemi në këtë faze. Ju thoni një vit, por në fakt janë 9 muaj” tha Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 5-vjeçarja që ka dëshirë të bëhet doktoreshë i kërkon foto Kryemadhit, kryetarja e LSI-së: Aaa sa mirë, se s’na kanë mbetur më doktoresha, na kanë ikur (VIDEO)
Meta në Vlorë për Ditën e Flamurit: Sot gjithë kombi kujton babanë e Pavarësisë Ismail Qemalin dhe figurën emblematike Isa Boletini »
Article Logic
Execution time: 0.010907173156738
array(1) { ["section"]=> string(159) "familja-e-fundit-e-demtuar-nga-termeti-hyn-ne-shtepi-ne-mars-2022-te-paret-me-shtepi-individuale-marrin-celesat-ne-mars-2021-afatet-sipas-arben-ahmetajt-229436" }