Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Familja e Bardhit i hap dyert e shtëpisë? Sara poston foton nga Kumanova

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e djeshme ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, njoftoi se po shkonte drejt Kumanovës për të takuar partnerin e saj, Bardhin.

Pas lajmeve që po qarkullojne prej ditësh tashmë se familja e këngëtarit nuk janë dakort për lidhjen e tyre dhe pas përplasjeve që ajo ka patur me menaxherin e partnerit të saj, Jetmir Agajn, Sara u nis drejt vendlindjes së Bardhit.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka postuar një foto ku shihet krah të dashur të saj, ose ndryshe ashtu si dhe vetë ajo e ka shprehur shpesh herë, pranë “babait të fëmijës” së saj.

"Ju duam", shkruan Sara krah fotos.

A e ka  takuar Sara familjen e Bardhit, a është shkrepur kjo foto në shtëpinë e këngëtarit, këtë nuk dimë ta themi, por ajo që është e sigurt është fakti që çifti janë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe “gojët e liga” (komentet e rrjeteve sociale) s’ kanë mundur që t’i ndajnë!

Ne foto: Sara dhe Bardhi Ne foto: Sara dhe Bardhi

Ndërkohë, theksojmë se deri më tani një “follw back”  nga Bardhi nuk ka ardhur. Edhe pse ka disa ditë që ka lënë shtëpinë e “ Vëllait të Madh” dhe si rjedhojë është aktiv dhe në rrjetet sociale Bardhi ende nuk ndjek në “Instagram”  partneren e tij, Sara Gjordenin. Madje, në llogarinë e tij nuk shohim asnjë foto me Sarën, ndryshe nga llogaria e kësaj së fundit e cila është e mbushur me foto krah Bardhit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese