Hapësire reklamuese

Bota

Familja e aktorit Bruce Wills ndan lajmin e trishtë: Ylli i filmave vuan nga një sëmundje e rrallë që nuk shërohet

Shkruar nga Newsbomb
Familja e aktorit Bruce Wills ndan lajmin e trishtë: Ylli i filmave vuan

Familja e yllit të filmave Bruce Willis ka njoftuar se aktori vuan nga një formë e demencës e quajtur “demenca frontotemporale”. Në një deklaratë të shpërndarë të enjten, familja e tij tha se ndërsa lajmi "është i dhimbshëm, është edhe një lehtësim që më në fund të kemi një diagnozë të qartë".

“Sot nuk ka trajtime për sëmundjen, një realitet që shpresojmë se mund të ndryshojë në vitet në vijim. Ndërsa gjendja e Bruce përparon, ne shpresojmë që çdo vëmendje e mediave të mund të përqendrohet në ndriçimin e kësaj sëmundjeje që ka nevojë për shumë më tepër ndërgjegjësim dhe kërkime”, thuhet në deklaratë.

Familja e Willis duke përfshirë gruan Emma Heming Willis, ish-gruan Demi Moore dhe vajzat e tij zbuluan për herë të parë diagnozën e tij të afazisë në vitin 2022. Ata thanë në atë kohë se Willis vuante nga një gjendje mjekësore që po ndikonte në aftësitë e tij njohëse dhe do të të bëjë një pushim nga aktrimi.

“Bruce gjithmonë besonte në përdorimin e zërit të tij në botë për të ndihmuar të tjerët dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështje të rëndësishme si publikisht ashtu edhe privatisht”, thuhet në deklaratën e re të familjes së tij. “Ne e dimë në zemrat tona se nëse do të mundej sot ai do të dëshironte të përgjigjej duke sjellë vëmendjen globale dhe një lidhje me ata që gjithashtu po merren me këtë sëmundje dobësuese dhe se si ajo ndikon në kaq shumë individë dhe familjet e tyre.”

Filmi i fundit i aktorit është "Detective Knight: Independence", i cili është publikuat në janar të këtij viti dhe është pjesa e tretë e serisë së filmave thriller “Detective Knight”. Ndërkohë është pjesmarrës edhe në filmin aksion “Assassin” i cili pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.