Familja e 15 vjeçares së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës ‘braktis’ Paskuqanin, shteti e sjell në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:07 02-06-2020 Familja e 15 vjeçares së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës ‘braktis’ Paskuqanin, shteti e sjell në Tiranë 65 vjeçari Abaz Doku, i akuzuar per abuzim seksual me te mituren nga Paskuqani

Familja e 15 vjeçares së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës Abaz Doku, është zhvendosur sot në Tiranë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Merita Xhafaj, është shprehur sot gjatë një raportimi në mbledhjen e grave deputete, ka thënë se autoritetet shtetërore kanë vendosur të zhvendosin të gjithë familjen e vajzës nga zona e Paskuqanit.

“Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën. Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë nga Paskuqani dhe të vijë në Tiranë”, ka thënë Xhafaj.

Kujtojmë se, tre ditë më parë opinioni publik u shokua nga lajmi i përdhunimi sistematik i një 15 vjeçareje nga roja i shkollës Abaz Doku dhe nga tre persona të tjera. 65 vjeçari pasi kishte përdhunuar të miturën, i kishte bërë video dhe e shantazhonte prej së paku një viti për të kryer marrëdhënie dhe herë të tjera.

Më pas videon, i moshuari u kishte shpërndarë 3 të rinjve të cilët kishin përfituar nga vajza dhe kishin kryer dhe ata marrëdhënie seksuale me të. Personat e akuzuar për abuzim seksual ndaj 15 vjeçares janë Abaz Doku 65-vjeç, Klajdi Poçi 20 vjeç, një 15 vjeçar dhe një 16 vjeçar.

Ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale”, ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim. Gjyakat e Tiranës i la sot 4 të akuzuarit në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018221139907837
array(1) { ["section"]=> string(115) "familja-e-15-vjecares-se-dhunuar-seksualisht-nga-roja-i-shkolles-braktis-paskuqanin-shteti-e-sjell-ne-tirane-208837" }