Hapësire reklamuese

Aktualitet

Familja afgane e strehuar në Tiranë infektohet me COVID, babai i qëndron pranë 2 vjeçares së shtruar në Pediatri

Shkruar nga Newsbomb
Familja afgane e strehuar në Tiranë infektohet me COVID, babai i

Një familje afgane e strehuar në Tiranë është infektuar me koronavirus. Dy prindërit dhe 3 fëmijët e tyre kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19, teksa bëhet me dije se vajza e vogël vetëm 2 vjeçe është shtruar në repartin Covid në spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Pranë saj qëndron i ati, i cili gjithashtu është i infektuar, ndërkohë që nëna dhe dy fëmijët e tjerë janë në shtëpi, pasi nuk kanë patur shqetësime shëndetësore.

Kujtojmë se në vendin tonë kanë ardhur deri më tani 644 qyt3etarë afganë, të cilët janë strehuar në Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Sipas autoriteteve shëndetësore, këta shtetas janë kontrolluar në aeroportin e Rinasit nëse janë ose jo të infektuar, por pa saktësuar nëse u është bërë tampon, ndaj nuk dihet se si është infektuar familja afgane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu