Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Familja Ademaj varros për të dytën herë Liridonën, 30-vjeçarja prehet në vendlindje

Shkruar nga Newsbomb

Liridona Ademaj u rivarros sot në vendlindjen e saj në fshatin Rracaj të Gjakovës.

Me kërkesë të familjarëve, Liridona u zhvarros nga varrezat e fshatit Cermaj të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimsht. 30-vjeçarja  u vra mbrëmjen e 29 nëntorit me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Pjesë e ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt ishte edhe Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla. Të pranishëm në varrim ishin gjithashtu edhe nxënësit e shkollës fillore “2 dëshmorët”, aty ku Liridona kreu shkollën kur ishte në Kosovë.

Me lule në duar dhe bluza të bardha me portretin e Liridonës, nxënësit i dhanë Liridonës lamtumirën e fundit.

Pamje nga varrimi ©Credits: T7 Pamje nga varrimi ©Credits: T7

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Pas ngjarjes, Policia e Kosovës njoftoi zbardhjen e saj, duke arrestuar porositësin e vrasjes, vrasësin dhe një anëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Ndërkohë, ditën e djeshme Gjykata e Prishtinës la në burg Naim Murselin dhe dy të tjetër. Ata do të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për ngjarjen po vijojnë.

Në një deklaratë për mediat vëllai i të ndjrës tha: Liridona është vrarë në mënyrën më mizore, në mënyrën më makabre që mund të jetë. Liridona ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe nënë e fuqishme. Doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten, sepse ajo nuk donte të na shihte neve kurrë kështu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese