Hapësire reklamuese

Rajoni

Familja Ademaj kërkon që Liridona të rivarroset në vendlindje

Shkruar nga Newsbomb

Familja e Liridonës kërkon që trupi i 30-vjeçares e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, të rivarroset në vendlindjen e saj.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka bërë një postim në Facebook, nëpërmjet të cilit kërkon nga institucionet përkatëse drejtësi të shpejtë, profesionale, pa vonesa dhe gabime.

LEXO EDHE: “Naimi na preu në besë”, babai Liridonës: Mund ta ketë vrarë për sigurimin e jetës

“Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”, shkruan ndër të tjera vëllai i 30-vjeçares në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Ai thekson gjithashtu kërkesën e familjes, që Liridona të rivarroset nesër në vendlindjen e saj. Trupi i Liridonës u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Por pas arrestimit të Murselit  familjarët kërkojnë të rivarrosin 30-vjeçaren në vendlinjen e saj.

Postimi i plotë

Përshëndetje, unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë. Ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi zbardhjen e ngjarjes, duke arrestuar porositësin e vrasjes, vrasësin dhe një anëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor.

Liridona Ademaj dhe bashkeshorti qe porositi vrasjes, Naim Murseli Liridona Ademaj dhe bashkeshorti qe porositi vrasjes, Naim Murseli

Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Edhe vetë bashkëshorti i viktimës, ka pranuar në Policinë e Kosovës se ka porositur vrasjen e gruas.

Dyshime për rastin u ngritën menjëherë pas dëshmisë që kanë dhënë familjarët e viktimës dhe vetë Naim Murseli, në media dhe para hetuesve. Ai ndodhej në makinë bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët, por çuditërisht grabitësit e armatosur u përleshën vetëm me gruan dhe jo me kryefamiljarin.

Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj është arrestuar edhe Kushtrim Kokalla, që raportohet të jetë nipi i Naim Murselit. Ai është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kjo është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes, por nuk dihet saktësisht roli i tij.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Kushtrim Kakolla, efektivi i FSK-se i arrestuar gjithashtu per vrasjen, nip i Naim Murselit Kushtrim Kakolla, efektivi i FSK-se i arrestuar gjithashtu per vrasjen, nip i Naim Murselit

Kërkesa për divorc në Suedi në 2019

Çifti jetonte prej vitesh mes Suedisë dhe Kosovës dhe mediat lokale atje kanë zbardhur një kërkesë për divorc që Naim Murseli dhe Liridona Ademaj kishin bërë që në vitin 2019. Kërkesa ishte regjistruar por pas rreth një viti, ajo kishte rënë sepse asnjë nga dy bashkëshortët nuk e kishte ndjekur në gjykatë.

Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 ka marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

“Më 31 janar 2019, Liridone Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar.

Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në vendimin e gjykatës në Suedi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese